×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Gjendet një fëmijë i mbytur në lumë

    Insajderi
    05 May 2024 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur.

    Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën, sipas Euronews Albania.

    Ndërkohë polumbarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

    Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

    Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark