×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

    Insajderi
    27 July 2023 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ora 09:00, Ndërtesa e Kuvendit, N10)

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ora 09:00, Ndërtesa e Kuvendit, N506)

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Ora 09:30, Ndërtesa e Kuvendit, N303)

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Ora 11:00, Ndërtesa e Kuvendit)

    Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes platformës online Zoom. Ora 13:00.

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe ai për Ligjin për zyrtarët publik (Ora 14:00, Ndërtesa e Kuvendit)

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mban takim me numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. (Ora 17:00, Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon aktivitete në çiklizëm, ping-pong, shah, shigjetari etj. (Ora 17:30 – 20:00, Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

    Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon koncert me Alban Mehmetin, Taulant Sllamnikun, Emira Kika etj. (Ora 20:00 – 23:00, Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

    Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon koncert me ELITA 5. (Ora 20:30, Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark