×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ngritet aktakuza ndaj sulmueseve të gazetarit Valon Syla

    Insajderi
    04 August 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundrejt sulmueseve të gazetarit, Valon Syla, shkruan Insajderi.

    Të tre sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”, thuhet në njoftim.

    “Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark