Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të SHSKUK.
Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për drejtorin e Kardiologjisë, Lulzim Kamberin dhe shefi i shërbimit të Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Edmond Haliti.
Ngritjen e aktakuzës për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj teksa shtoi se aktakuzë është ngritur me 31 maj.
“Të dy akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”, tha ajo.
Theksojmë se vitin e kaluar, Mjekët Specialist të Klinikës së Kardiologjisë kërkuan dorëheqjen e drejtorit të kësaj klinike në QKUK, Lulzim Kamberi. 18 nënshkrues, kardiologë tjerë të kësaj klinike deklaronin se drejtori po e mbron: dhunën.
/Insajderi