×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ngritet aktakuzë ndaj dy personave, vodhën mallra me vlerë rreth 95 mijë euro nga një depo

    Insajderi
    01 March 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve Q.L., dhe D.T., për veprën penale “Vjedhje e Rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi”.

    Sipas aktakuzës dy të dyshuarit kanë vjedhur mallra në një depo, duke i shkaktuar dëm material në shumën prej afro 95 mijë euro.

    Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi gjerë me dt.23.10.2023, në Gjakovë, saktësisht në depon e objektit afarist pronë e të dëmtuarit M.B., të pandehurit duke vepruar me dashje dhe në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, e përvetësojnë pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, në atë mënyrë që të pandehurit përmes një vrime rreth 1 metër e hapur në mur në pjesën e pasme të dyqanit kanë kaluar në pjesën e depos që i përket të pandehurit Q.L., ku aty kanë hapur një pjesë të murit ndarës që ka qenë e mbyllur me panele druri me vida të cilat kanë qenë të vendosura nga ana e depos së të pandehurit Q.L., ku kanë hyrë në depon e të dëmtuarit dhe nga aty kane vjedhur mallra të ndryshme të cilat i kanë bartur në dyqanin e të pandehurit Q.L., dhe e kanë mbyllur prapë pjesën e panelit, ku pas një punë operative të policisë një pjesë e sendeve sekuestrohen dhe i kthehen të dëmtuarit, me çka të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material në shumë prej 94,859.75 Euro.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.Betimi për Drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark