×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ngritët aktakuzë ndaj ish-anëtarëve të komisionit pas dyshimeve për dallavere në DKA – Prizren, zhdukën dosjen e kandidatit që i plotësoi kriteret

    Insajderi
    25 October 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është ngritur aktakuzë ndaj tre anëtarëve të komisionit vlerësues të cilët po hetohen për dallavere në konkursin e hapur në vitin 2020 nga DKA në Prizren për pozitën mësimdhënës në shkollën e muzikë “Lorenc Antoni”. Ish-komisioni vlerësues i përberë nga Jeronim Susurit, Rina Bashës dhe Vesel Krasniqi nuk e kanë përzgjedhur kandidatin Shkumbin Miftari në pozitën e mësimdhënësit në shkollën e muzikës në Prizren i cili sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit ka qenë i vetmi kandidat që ka plotësuar të gjitha kriteret. Madje ata po dyshohet se ia kanë zhdukur edhe dosjen e aplikimit. Ish- anëtarët e komisionit po hetohen për veprën penale “Cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”. Insajderi sjell detaje nga aktakuza e ngritur në vitin 2020.

    Gjykata Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale “Cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë” nga neni 219 i kodit Penal të Republikës së Kosovës

    Shkumbin Miftari ka paraqitur në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzim penal ndaj ish-Drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi- Vezgishi dhe ish- kryesuesit të komisionit vlerësues Jeronim Susuri i cili është drejtor i shkollës së mesme “Gjon Buzuku”, Vesel Krasniqi, anëtarë i komisionit e po ashtu është drejtor i shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” dhe Rina Basha anëtare e komisionit dhe zyrtare e DKA-së.

    Gjykata e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Jeronim Susurit, Vesel Krasniqit dhe Rina Bashës si të dyshuar për mos pranimin e kandidatit Shkumbin Miftarit në pozitën mësimdhënës për lëndën Harmonikë në shkollën SHMLM “Lorene Antoni” në konkursin e hapur në vitin 2020.

    Treshja e komisionit nuk e përzgjedh Shkumbin Miftarin edhe pse sipas gjykatës, ka qenë i vetmi kandidat që i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Konkursi.

    Të pandehurit Jeronim Susurit, Rina Bashës dhe Vesel Krasniqi, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit përzgjedhës, në cilësin e anëtarëve të komisionit vlerësues DKA-së, ia mohojnë apo kufizojnë të drejtën në punësim në kushte të njëjta ashtu siç është përcaktuar me ligj të dëmtuarit Shkumbin Miftari ne atë mënyrë që gjatë procedurave të rekrutimit të pozitën e mësimdhënësit në lëndën Harmonikë në shkollën SHMLM “Lorene Antoni, të pandehurit në kundërshtim me udhëzimet administrative të MASHT nuk e përzgjedhin të dëmtuarin për vendin e punës së cekur më lartë përkundër faktit se ka qenë i vetmi kandidat që i ka plotësuar kushtet”, thuhet në aktakuzë.

    Kandidati i përzgjedhur në këtë pozitë është Shkumbin Mimishi i cili është shtetas i Shqipërisë, përkatësisht nga qyteti i Kukësit.

    Lidhur me rastin ka folur edhe avokati mbrojtës i Shkumbin Miftarit. Avokati Gent Gjini thotë se komisioni vlerësues fillimisht ia ka humbur dokumentet e aplikimit kandidatit e pastaj kanë pretenduar se diploma e tij nuk është e nostrifikuar.

    “Pasi qe përfaqësoj palën e dëmtuar Shkumbin Miftari, ne kemi paraqitur faktet dhe provat  ne Prokurorin e Shtetit, lidhur me konkursin te cilën e ka hapur DKA ja, për shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” ku Shkumbin Miftari kishte konkurruar ne këtë pozite, dhe i njëjti te gjitha përgatitjet shkollore dhe kualifikuese, i kishte pasur por anëtarët e komisionit, drejtoret e shkollave se bashku me zyrtaret e DKA-se, fillimisht kandidatit Shkumbim Miftari, i’a kishin humbur dokumentet e aplikimit i cili ka konkurruar për këtë pozitë pune, më pastaj kanë pretenduar se diplomen nuk e ka te nostrifikuar”, ka thënë Gjini për Insajderin.

    Sipas tij, skandali më i madh është se në këtë pozitë është zgjedhur dikush që s’ka të bëjë me këtë pozitë e nuk posedon as diplomën e kërkuar në konkurs

    “skandali edhe me i madh shkojnë e pranojnë ne pune dike qe s’ka te bëjë asgjë me këtë pozite pune, si me diplome si me kualifikim e  as master e ne anën tjetër kandidati  Shkumbin Miftari  gjitha kriteret i kishte plotësuar me konkurs por te njëjtin nuk e përzgjedhin dhe ky rast ka ne vehte ka krijuar një skandal te madh ne qytetin e Prizrenit e me gjere kjo sepse këtë skandal e kishte hetuar dhe përcjellë edhe emisioni fiks fare kanal televiziv nga Shqipëria ku edhe ne shtetin e Shqipërisë ishte bere top lajm e tani kemi aktakuze dhe shpresojmë qe gjykata te ndaj drejtësinë ne këtë rast dhe se Shkumbin Miftari te jete ai kandidat qe duhet te përzgjidhet profesor ne këtë lëndë me gjitha meritat te cilat i ka apo edhe te anulohet konkursi rishtar prej fillimi”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark