Anësori i Arsenalit, Nicolas Pepe fshiu menjëherë një shaka rreth rënies së Arsenalit nga liga të bërë në faqen e tij në Instagram.
Skuadra e Mikel Artetas fitoi takimin e parë në fundjavën që shkoi në Ligën Premier, pasi që kishin humbur tre takimet e para.
Të shtunën ata fituan 1-0 kundër Norwich City pasi kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang shënoi golin e fitores.
Fitorja e ka çuar Arsenalin në vendin e 16 -të në Ligën Premier dhe Pepe postoi: “Ne po qëndrojmë lart! Faleminderit tifozëve të Arsenalit për të gjithë mbështetjen tuaj”.
Pepe përfundimisht ndryshoi postimin e tij duke e lënë vetëm pjesën: “Faleminderit tifozët e Arsenalit për të gjithë mbështetjen”.