×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nikolla: Propozimi evropian, pikënisje e mirë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    26 March 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka pritur sot në takim, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ajo e ka përgëzuar Kurtin për punët e mira që po bënë Qeveria e Kosovës, si dhe për durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme që ka ndërmarrë në bashkëpunimin me BE-në dhe SHBA-të për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

    “Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer Shqipëri-Kosovë në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Mbështesim perspektivën evro-atlantike të Kosovës dhe lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB e organizatat ndërkombëtare.”, ka deklaruar Nikolla.

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se e mbështesin edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE dhe SHBA në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, tha Nikolla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark