×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nipi i mitur dhe dy persona tjerë dyshohet se i vodhën armën zyrtarit në Gjilan – Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    23 February 2024 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vjedhje ka ndodhur në Gjilan. Një personit zyrtar, në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë, dyshohet nga nipi i tij dhe një tjetër i mitur. Pas hetimeve është kuptuar se armë është shitur pastaj tek një person madhor. Të tre tashmë janë dërguar në mbajtje. Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Gazeta Insajderi nga burime brenda prokurorisë në Gjilan ka mësuar se në vjedhje janë përfshirë tre persona, dy të mitur dhe një i moshës madhore.

    Pas vjedhjes së kryer nga dy të miturit arma i është shitur një personi të tretë.

    “Ky personi madhor ua ka dhënë një revole tjetër zoraki, revole më e dobët dhe në këmbim ia ka dhënë edhe 250 euro”, i tha ky burim Insajderi.

    Rasti ka të bëjë me shit-blerje të armëve, posedim të armëve edhe për vjedhje.

    Edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të kësaj vjedhje.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në banesën e tij i është vjedhur arma me shtatë fishekë (dyshohet nga nipi i tij–i mitur). Pas hetimeve të zhvilluara është kuptuar se i dyshuari pistoletën e kishte shitur. Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës dhe 3 gëzhoja të pistoletës që dyshohet se janë shkrepur si provë gjatë ndërrimit-shitjes së pistoletave. Po ashtu i dyshuari i dytë e ka dorëzuar armën me 4 fishekë. Nga një i dyshuar tjetër i mitur gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark