×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nis ballafaqimi i Kurtit me Vuçiqin “kokë më kokë” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Insajderi
    08 February 2024 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara. Seancë kjo e thirrur me kërkesë të Serbisë.

    Palët, kryeministri i vendit, Albin Kurti e presidenti i Serbisë janë ulur përballë njëri tjetrit.

    Kjo seanca po mbahet pas vendimeve të Kosovës për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

    Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

    Fillimisht fjalën e mori shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh e cila ka thënë se “pa marrë parasysh ligjshmërisë dhe arsyetimit, veprimet duhet të merren duke marrë parasysh ndikimin te popullata e prekur”.

    Ajo ka akuzuar Kosovën se me vendimin e Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit nuk është vepruar për sh’tensionim.

    Ziadeh ka përmendur marrëveshjet e arritura vitin e shkuar, ndërsa ka thënë se megjithatë ka pasur ngecje të progresit në marrëveshjen për sekuencim.

    Ajo nuk la pa e përmendur edhe sulmin në Banjskë të cilin e ka cilësuar “incident tejet serioz”.

    Pas pak fjalën pritet ta marrin Kurti e Vuçiqi.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark