×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nis dëshminë dëshmitari i 11-të në gjykimin e Pjetër Shalës

    Insajderi
    02 May 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur dëshminë dëshmitari i 11-të në procesin gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Pas betimit se do ta thotë vetëm të vërtetën gjatë dëshmisë së tij, derisa procesi gjyqësor kaloi në seancë private.

    Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

    Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark