×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nis gjykimi ndaj Pjetër Shalës, do të paraqitet dëshmitari i parë

    Insajderi
    27 March 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Shala është në mesin e të akuzuarve që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

    Gjykimi ndaj tij ka filluar më 21 shkurt 2023, me ç’rast ai ishte deklaruar i pafajshëm teksa kishte mbajtur një fjalë rasti ku kishte krahasuar Gjykatën Speciale me institucionet e drejtësisë në Belgjikë. “Unë jetoj që 25 vjet apo shkurt thënë gjysmë shekulli në Belgjikë, shtet demokratik, detyra e prokurorit aty ku jetoj unë është hulumtoj, zbuloj paraqes provat dhe kërkoj drejtësi, në asnjë mënyrë t’i sajoj, t’i fabrikoj, në asnjë mënyrë. Madje aty ku jetoj unë është vepër penale, është e dënueshme”.

    “Unë kam qenë një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe popullit tim, asgjë më shumë e as më pak”, ka thënë Shala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark