×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nis greva e 250 punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit në kryeqytet

    Insajderi
    21 February 2024 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve që nga sot, e mërkurë do të futen në grevë.

    Kështu ka bërë më dije ,kryetar i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat duke paralajmëruar se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.

    Numri i grevistëve është 250.

    “Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët Teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në letrën e publikuar nga Azemi./Insajderi.org  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark