×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis heqja e barrikadave në Rudarë

    Insajderi
    01 August 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot pas orës 11:00, kanë nisur të largohen kamionët që ishin përdoruru si barrikatë për të bllokuar rrugët në Rudarë.

    Gazetarët e Radios Evropa e Lirë të cilët gjenden në Rudarë, kanë njoftuar dhe publikuar pamje nga fillimi i tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

    Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica. Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.

    Qeveria e Kosovës, pas kërkesës amerikane, ka vendosur që të pezullojë për një muaj, deri në zbatimin e masave të reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat me Serbinë.

    Megjithatë, në mesnatë hyri në fuqi lëshimi i dokumentit hyrje-daljes, së qytetarëve serbë në Kosovë dhe i njëjti u tha që do të jetë në fuqi deri në largimin e barrikadave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark