×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia për djegien e fabrikës së stiroporit në Ferizaj: Vlera e dëmit sillet rreth 40 mijë euro

    Insajderi
    02 January 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërrimi i mot moteve ka nisur ters për pronarin e fabrikës së stiroporit “Al Por” në Ferizaj. Atij i është djegur fabrika duke i shkaktuar dëme në vlerë prej 40 mijë eurove, shkruan Insajderi.

    Nga djegia nuk ka pësuar asnjë person, zjarri është fikur nga zjarrfikësit pas mesnate.

    Detaje për rastin ka dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    “Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al Por’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e demit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark