×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Insajderi
    03 March 2023 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premten është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën e re plenare. Në rend dite janë 11 pika. Ndër pikat që do të diskutohen janë shqyrtimi i disa Projektligjeve dhe raportet e Auditimit për disa Ndërmarrje.

    Rendi i ditës

    I.     Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

    II.    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

    1.    Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
    2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3.    Pyetjet parlamentare,
    4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
    5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
    6.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    7.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, 
    8.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
    9.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
    10.    Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
    11.    Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

    III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark