Nis rinumërimi i votave në 303 vendvotime – Insajderi
×
Fokus 1

Nis rinumërimi i votave në 303 vendvotime

Insajderi
10 October 2019 - 17:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka nisur rinumërimi i votave në 303 vendvotimet në të cilat në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë shpërndarë formularë me gabime. Në këta formularë ka pasur mospërputhje mes numrit të partive dhe kolonave në të cilat janë bartur votat pas numërimit.

Siç kanë shpjeguar partitë të cilat janë ankuar dhe që kanë kërkuar rinumërim, në zgjedhjet e 6 tetorit kanë garuar 25 parti, ndërkohë në formularin ku janë shënuar votat ka pasur vetëm 24 kolona, gjë që ka habitur komisionerët gjatë procesit të shënimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën me votë unanime ka miratuar sugjerimin e përfaqësuesit të Qendrës së Numërimit, Burim Ahmetaj, për rinumërimin e mbi 300 vendvotimeve, për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark