×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nis rruga që do të lidh regjionin e Drenicës me qytetin e Vushtrrisë, kryetari Idrizi tregon se kur do të përfundojmë punimet

    Insajderi
    28 October 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka inspektuar të shtunën fillimin e punimeve në rrugën “Drenica”.

    Ai tha se ky është një projekt i rëndësishme pasi ndërtimi i kësaj rruge do të lidh regjionin e Drenicës me qytetin e Vushtrrisë.

    Ai tha se ky projekt do të ketë shtegun për biçikleta, trotuarin për këmbësor, e po ashtu edhe ndriçim e gjelberim.

    Sipas kryetarit Idrizi ky projekt madhor parashihet që të përfundoj në vitin 2025

    “Sot po i fillojmë punimet e reja me projekt detaj do të ketë shtegun me biçikletave dhe trotuarin për këmbësor. Do të ketë ndriçim, gjelbërim dhe trupi i rrugës do të jetë 7 metra, gjatësia e rrugës është 1600 metra. Kjo është një rrugë një aritiere kryesore që e lidh gjithë Ortakollin dhe regjionin e Drenicës me qytetin e Vushtrrisë. Kjo rrugë fillim të vitit 2025 përfundon e tëra”, tha ai për EO.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark