×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nis shtyrja virtuale – Gashi i referohet Matoshit si “shërbëtori i hajdukave analisti matEshi”

    Insajderi
    09 September 2022 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkëlzen Gashi i ka replikaur Halil Matoshit, për një deklaratë që ai e ka bërë sot gjatë ditës.

    “Kosova nuk ka përjetu kurrë çoroditje ma të madhe të politikës dhe të etikës së pushtetit – paska thanë shërbëtori i hajdukave analisti matEshi”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Insajderi.

    Më herët, Matoshi e ka komentuar fotografinë e Albin Kurtit ulur në bakën e njërës nga shkollat në Podujevë.

    “Sa pamje bizarre, jokreative e të shkreta”, ka shkruar Matoshi, transmeton Gazeta Insajderi.

    Tutje ai ka thënë “çoroditje ma t’madhe të politikës dhe etikës së pushtetit, Kosova nuk ka përjetu kurrë”!

    “Pushteti i ri” po instalon “Njeriun e ri” – simas modelit të Enver Hoxhës – tue pretendu se elitat politike, kulturore e Arsimi te munen me u ndrru me militanta të partisë, do gjysha e gjyshe që gërvallën nga monotonia dhe seniliteti. Zavendësimi i mësimdhansave me prindët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu”, ka shkruar tutje Matoshi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark