×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nis takimi i Presidentes Osmani për zgjedhjet në veri, të pranishëm Jabllanoviq e Rashiq

    Insajderi
    14 November 2022 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Kësaj thirrje për takimi i është përgjigjur: Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq, Faton Peci  nga Lista Guxo dhe pjesëtarë nga partie e tjera politike, shkruan Ekonomia Online.

    Në këtë takim nuk morën pjesë anëtarët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe anëtarët nga Lista Serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark