×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nisin punimet për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë

    Insajderi
    28 December 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë.

    Ai ka thënë se në këtë klinikë do të investohen rreth 2 milionë e gjysmë euro, duke thënë se filluan në me Gjinekologjinë, pasi këtu kishte më se shumti nevojë.

    Ai ka thënë se pas rinvomit Klinika e Gjinekologjisë do të ketë: Dhoma të riorganizuara me 2 shtretër, të kompletuara me kushte optimale e të pajisura me tualet brenda, Ambulanca specialistike të rinovuara në tërësi, Sportele të reja e të riorganizuara ku pacientet e kanë qasjen e parë, Sistemin e rregullimit numëror për pritje të pacienteve, Hapësira të reja të pritjes për familjarët e pacienteve, Hyrja e rinovuar dhe instalimi i rampës për karroca, Klinika i ka 24.000 m2 ku japin shërbime 286 vetë staf mjekësor dhe mbështetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark