×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA rikonfirmon Limajn e Krasniqin në krye të partisë

    Insajderi
    10 September 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e mbajtur në Prizren kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Jakup Krasniqi, kurse kryetar i Nismës është zgjedhur Fatmir Limaj, bëhet e ditur përmes një komunikate.

    Më tutje thuhet se në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.

    “Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur edhe kryesinë, dhe në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark