Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka takuar mbështetësit e tij në fshatin Sferkë të Klinës, me të cilët ka bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kauzës e tij kombëtare për Çlirimtarët.
“Sferka e Klinës, vendi që çdo herë ka dëshmuar se është i gatshëm për t’ju përgjigjur rrethanave historike, veçmas në periudhën më të vështirë për lirinë e Kosovës, mbrëmë i bëri pritje bujare kryetarit Limaj dhe i dha mbështetje masive kauzës sonë për Çlirimtarët”, ka shkruar në faqe e saj zyrtare Nisma Socialdemokrate.
“Me mbështetjen e banorëve të kësaj zone, që shquhen për mirënjohje dhe besnikëri, zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament dhe kudo nëpër institucionet e Republikës sonë”, ka thënë Limaj gjatë këtij takimi.
Limaj në fund të këtij takimi ka falënderuar fshatin Sferkë për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që u kanë ofruar.