Bëhet fjalë për gjeneratën e parë LEAF, ku ky model fillimisht u prit me skeptizicëm, sikurse secili tjetër zbulim revolucionar gjatë historisë së njerëzimit.
Mirëpo pritja më pas ka qenë e jashtëzakonshme, duke arritur kuota të shitjeve në formë të jashtëzakonshme, e që ka kulmuar edhe me prodhues të tjerë që kanë realizuar vetura elektrike.
Nissan LEAF është tashmë në gjeneratën e dytë duke thyrë rekorde të shumta sikurse që kemi raportuar më parë.
Tashmë Nissan ka konfirmuar se shitjet kanë arritur kuotën numër 400 mijë të njësive të shitura.
Në aspektin e shitjeve kumulative, Nissan LEAF është vetura më e shitur në nivel global që nga viti 2010.
Sipas Nissan, vetëm flota e LEAF ka kursyer 38 miionë barelë të naftës për vit.
Në vitin 2018, LEAF ishte vetura elektrike më e shitur në Evropë me më shumë se 40 mijë njësi të shitura dhe ishte vetura më e shitur nga të gjitha brendet në Norvegji.
Arritjet më të mëdha të Nissan LEAF që nga dhjetori i vitit 2010:
Zëvënëspresidenti ekzekutiv, Daniele Schillaci dhe udhëheqësi i marketingut, shitjes dhe veturave elektrike të Nissanit në nivel global beson se ky është revolucion.
“Aritja më e fundit është një qëndrim i fuqishëm se 400 mijë konsumatorë dhe gjithnjë e më shumë në rritje, e vlerësojnë Nissan LEAF për kënaqësinë, besimin dhe lidhjen që e ofron”.
“LEAF mbetet ikona e Nissan Intelligent Moility, strategjisë tonë për të lëvizur më shumë njerëz drejt një bote më të mirë”, u shpreh Schillaci.
Nissan kështu vërteton supremacinë për veturat elektrike me modelin LEAF, ndërkaq për më shumë informata në vendin tonë mund të drejtoheni te distributori i autorizuar i Nissan, Auto Mita që gjendet me shoëroomin atraktiv në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.