×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Një asteroid ka rënë ne Tokë- pamje nga momenti

    Insajderi
    13 February 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e para të së hënës një asteroid ka shpërthyer mbi Kanalin Anglez pasi hyri në atmosferën e Tokës.

    Asteroidi i quajtur Sar2667, që ra në tokë u pa në Anglinë jugore, Uells dhe Francën veriore.

    Astrofotografi amator, Tom Williams postoi në Twitter emocionet e tij pasi pa asteroidin duke shpërthyer.

    Madhësia e objektit është rreth 1 metër dhe duhet të duket aq e ndritshme sa Hëna për momentin kur hyn në atmosferë“, shkroi ai.

    Fizikani dhe specialisti amerikan i shpërthimit ajror, Mark Boslough tha se ishte vetëm hera e shtatë në histori që një shpërthim ajri ishte zbuluar paraprakisht.

    “Shpërthimet ajrore të kësaj madhësie ndodhin diku disa herë në vit… [por ato] rrallë zbulohen paraprakisht”, tha ai për Wales Online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark