×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dy vetëvrasje brenda një dite, policia jep detaje

    Insajderi
    03 March 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë vetëvrare dje në Kosovë.

    Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë është vetëvrarë.

    “Është raportuar se viktima mashkull  kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

    Edhe në Fushë Kosovë një grua mbrëmë i dha fund jetës duke u hedhur nga një objekt banesor.

    “Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga  një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse  kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të  prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në njoftim 24 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark