×
  • Sport
  • Sport

    Një cigare e fut në telashe Szczesny; ja çfarë i ndodhi pas disfatës turpëruese ndaj Moldavisë

    Insajderi
    24 June 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një humbje tronditëse 3-2 ndaj Moldavisë e la Wojciech Szczesny në baltë. Tre gola të pësuar vetëm në pjesën e dytë, përmbysja e pësuar me Poloninë e tij bëri që tifozët të tërboheshin. Edhe portieri i Juventusit përfundoi në qendër të vëmendjes për atë që bëri pas ndeshjes.

    Në të vërtetë Szczesny, dukshëm i mërzitur, është parë duke ndezur një cigare menjëherë pas daljes nga aeroporti, sipas asaj që raportohet nga portali polak “sport.fakt.pl”. Edhe pse në një intervistë për BBC, disa vite më parë, ai tha se e kishte lënë duhanin, e kishte lënë mënjanë zakonin e keq, duket se nuk është kështu. U kap sërish me cigare në gojë, pas disfatës turpëruese ndaj Moldavisë në kualifikueset e “Euro 2024”.

    Këto ishin fjalët e tij për cigarette, vite më parë: “Kam pirë duhan, madje jam gjobitur nga Wenger për këtë gjë. Kam respekt të madh për të, por siç ndodhi ai episod, pas të cilit humba rolin e titullarit, ishte e ekzagjeruar.

    Fillova të luaja në Premier League kur isha 20 vjeç, ndoshta para kohe. Në fillim nuk isha i përgatitur mendërisht dhe kjo më kushtoi diçka për sa i përket reputacionit. Por më pas rritesh, piqesh. Tani jam bashkëshort dhe baba, kështu që jeta ka ndryshuar pak”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark