×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Një dekadë gjykim e dështim, InDoks sjell dokumentarin për rastin ku përfshihet Prokuroria, Gjykatësi e policët

    Insajderi
    24 March 2023 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    InDoks për herë të parë sjell pamjet e plaçkitjes së një argjendarie në Podujevë. Është rasti ku mbi pesë kilogram stoli ari i ishin vjedhur Hilmi Jupollit më 5 janar të atij viti nga një lokal i cili ishte me derë të blinduar e që gjendet në qendër të Podujevës.

    Hetimet do te nisnin. Disa të dyshuar do të identifikoheshin. Aq sa krejt rasti për herë të parë në gjykatë ishte dërguar me aktakuzë gjashtë muaj pasi ndodhi. Fillimisht u akuzon dy persona, e më një vit më vonë edhe një tjetër.

    Vitet do të kalonin dhe numri i të akuzuarve për këtë rast arriti në 5 persona, por po ashtu me kalimin e viteve e me bartje të lëndës nga gjykata në gjykatë nga një prokuror tek tjetri, rezultoi se nga ata 5 të akuzuar, vetëm një ka mbetur në proces. Katër të tjerë tashmë kanë vendime që janë liruar.

    Për këtë arsye, as në këtë emision nuk janë përmendur askund emrat e tyre.

    Ani pse Prokuroria ende nuk heq dorë nga përshkrimi që këto mbi 5 kilogramë ari u vodhën nga një grup, në proces e ka vetëm një të akuzuar.

    Që në fillim të rastit viktima e këtij krimi të vjedhjes kishte vërejtur se diçka nuk ishte në rregull. Ai do ta kuptonte më vonë se edhe ai vetë ishte përgjuar, derisa në një moment ishte tentuar që edhe vëllai i tij të futej si i dyshuar.

    E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark