×
  • Lajme
  • Lajme

    Një deputete e Kosovës gjendet për momentin në Serbi, kjo është arsyeja e vizitës

    Insajderi
    27 November 2021 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli për momentin ndodhet në Serbi, ajo përmes një postimi në facebook ka treguar arsyen se pse ajo ndodhet aty.

    Konferenca Green Balkan Network e organizuar nga Partitë e Gjelbra të Evropës dhe NDI po mbahet në Shabac, Serbi.

    Në këtë konferencë në panelin Partitë Politike: Gjinia dhe Përfshierja prezantova rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në përfshirjen e grave në pozitat udhëheqëse në intitucionet publike të shtetit të Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Pas Malit të Zi, konferenca Green Balkan Network e organizuar nga Partitë e Gjelbra të Evropës dhe NDI po mbahet në Shabac, Serbi. Në këtë konferencë në panelin Partitë Politike: Gjinia dhe Përfshierja prezantova rolin e Lëvizjes Vetëvendosje në përfshirjen e grave në pozitat udhëheqëse në intitucionet publike të shtetit të Kosovës. Pjesëmarrësit ishin të interesuar të kuptojnë se si ka arritur Lëvizja Vetëvendosje të tejkaloj kuotën gjinore tashmë në dy palë zgjedhjet e fundit. Të gjitha deputetet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019 dhe 2021 kanë arritur të sigurojnë ulëset në parlament pa ndihmën e kuotës gjinore. Në panel me mua ishin edhe dy gra të sukseshme në vendet e tyre Amelia Womack nga Partia e Gjelbër në Mbretërinë e Bashkuar dhe Natalia Stojmenoviç nga Don’t Let Belgrade Drown. Po ashtu, e shfrytëzova rastin t’i informoj se si Serbia po pengon Qeverinë e Kosovës për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Serbia pa ndonjë arsye ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrave Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Hajrulla Ceku dhe Liburn Aliu të cilët kishin planifikuar një vizitë dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë edhe pse vizita ishte planifikuat në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark