×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Aktuale

    “Një dimër i vështirë po vjen”, kriza e thellë energjetike prek edhe Kosovën

    Insajderi
    12 August 2022 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një dimër i vështirë do e pres Evropën e ketu nuk do të përjashtohet as Kosova.

    Vendet evropiane si Britania e Madhe, Zvicra dhe Gjermania kanë njoftuar qytetarët për krizën me energjinë duke i paralajmëruar se në dimër duhet të presin, në rastin më të keq edhe ndërprerjen e rrymës.

    Ndërkaq Ministrja e Ekonomisë së Kosovës Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se dimri do jetë tejet i vështirë dhe ka bërë thirrje që qytetarët të kursejnë energjinë.

    Edhe kompania për distribuim të energjisë për Kosovën (Keds) ka njoftuar qytetarët për ruajtjen e energjisë duke përdoruar alternativa të tjera.

    Margarita Rashiti nga Keds, për Gazetën Insajderi është shprehur se janë ndërrmarrë te gjitha masat e nevojshme që stina e dimrit të kalojë në mënyrë sa më të lehtë.

    Ndërsa qytetarët po duket se e kanë gjetur mënyren për tejkalimin e kësaj krize, sipas tyre zgjidhja më e mirë është kursimi i saj.

    Kriza energjetike është pasojë e çmimeve të larta dhe jostabile të energjisë në bursat ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve mori hovin pas nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark