×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Nën udhëheqjen e artistes Pranvera Sylejmani u hap një ekspozitë e veçantë e fëmijëve me Sindrom Down

    Insajderi
    20 July 2023 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Galeria e Arteve në Ferizaj mbrëmë u gjallërua me ngjyra dhe figura imagjinative të 74 pikturave të krijuara gjatë 5 muajve të fundit nga fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara, nën udhëheqjen e artistes Pranvera Sylejmani.

    Hapja e ekspozitës u bë edhe me e veçantë pas performancës në piano të dy fëmijëve, Leart Gashi dhe Eloida Alija.

    Art Terapi: Krijime të shëndetshme dhe njohje me trashëgiminë kulturore në vendin tonë” është një nga projektet përfituese të mbështetjes financiare përmes thirrjeve publike të MKRS-së.

    Përmes iniciativave të tilla nxisim gjithëpërfshirje, pjesëmarrje aktive të të rinjve në jetën kulturore me theks te fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark