×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një familjar tuajin nga pozita e shoferit e keni bërë udhëheqës”, Korenica e vë në siklet drejtorin e ATK’së

    Insajderi
    23 February 2024 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. Në mbledhje është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezit dhe deputetit të partisë në pushtet, Visar Korenica.

    Konica e akuzoi Murtezin se i njëjti falë pozitës së tij ka bërë punësime familjare.

    Jeni para deputetëve, kujdes si silleni. Po doni me thënë që vendimi i Këshillit Civil ka qenë i padrejtë? Ju ke thanë njerëve lëshoni pozitat se du me udhëheq institucionin me njerëzit e mi. Paligjshëm i keni shkarku njerëzit, i keni degradu. Një familjar tuajin nga pozita e shoferit e keni bërë udhëheqës të divizionit. Atmosfera e punës që është kriju prej ardhjes së menaxhmentit të ri është e padurueshme”, tha deputeti Korenica.

    Deklarata e deputetit Korenica e tensionoi Murtezin, i cili e sugjeroi që kur i njëjti bën akuza duhet të ketë edhe argumente. 

    “Nuk di a është e drejtë me u leshu me emra, unë lëshohem edhe me emra e mbiemra. Njihemi moti bashkë nga pozitat që kemi mbajtur. Pyetjet po derivojnë kah po vijnë, dhe kah kanë ardhur. Kur thoni që i ke shkarkuar zyrtarët që kanë vlerësime të larta, mendoj që duhet me iu referu diçkahit. Nuk kam kurrfarë stresi, për çdo gjë flasim”, ia ktheu Murtezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark