×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Një femër në Mitrovicë plagoset me armë zjarri

    Insajderi
    18 February 2023 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një femër është plagosur me armë zjarri nga disa persona të panjohur në veri të Mitrovicës.

    Ngjarja ka ndodhur më 15.02.2023, ndërsa është raportuar në polici të premten rreth orës 14:20, në rrugën “Filipa Visnjiqa”.

    Policia ka bërë të ditur se e plagosura është shtruar në spitalin në veri të Mitrovicës.

    Tutje bëhet e ditur se njësitë policore kanë kontaktuar me viktimën e cila ka treguar se të mërkurën rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë nga disa persona të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

    Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë”, thuhet në raport.

    Rasti vazhdon të hetohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark