×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Një format i ri nis në ekranin shqiptar, Anita Haradinaj zbulon detajet

    Insajderi
    17 September 2021 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    VIP Dado”, është një reality-show, që pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, do të nisë transmetimin në Shqipëri, në ekranin e Top Channel.

    Që kur nisi të përfolej në rrjet, u përmend emri i Anita Haradinaj, si prezantuese, krah Ed Manushit, meqë “VIP Dado” do të jetë pjesë e “E diell”.

    Megjithatë, e vërteta qenka ndryshe. Anita Haradinaj ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar më shumë detaje rreth formatit.

    Ajo ka treguar se vetë ka zgjedhur të jetë pas kamerave, si producente, ndërsa në prezantim është motra e saj, dhe njëkohësisht kunata, Lola Haradinaj.

    Më pas ajo ka shpjeguar më shumë detaje për formatin, duke e quajtur “një angjenci dadosh VIP”.

    “Nuk është tamam tamam reality-shoë. Ideja është: Një familje e re e zakonshme, që nuk ka dado, kërkojnë një të tillë, dhe atë dado ia çojmë ne, për një orar të shkurtër”, tha ajo, duke shtuar se kanë një “database”, me të dhënat e VIP-ave, dhe përmes tyre zgjedhin se cili prej tyre i përshtatet familjes që kërkon një dado.

    Gjithashtu Anita shtoi se ndihet në shtëpi në “Top Channel”, për shkak të komoditetit, e mikpritjes, duke shtuar se momentalisht kalon më shumë kohë në Tiranë, sesa në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark