×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

    Insajderi
    09 September 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video e cila po bën xhiron në internet tregon momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok.

    Pamjet e rënda u publikuan në rrjetin social X (Ish Twitter) por nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

    Foshnja ishte e mbuluar nga dheu kur u shpëtua nga një burrë aty pranë. Ajo thuhet se u dërgua në spital pasi u nxor e gjallë.

    Tërmeti kishte shkallën 6.8 por u përcoll edhe me një pasgoditje prej 4.9 rreth 19 minuta më vonë, përcjell Telegrafi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark