×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një i lënduar pas një vetaksidenti, policia jep detaje

    Insajderi
    30 December 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është lënduar pas një vetaksdenti në Skivjan të Gjakovës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

    “Rreth orës 23:35 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime dhe fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë  për trajtim mjekësor dhe pastaj në QKUK. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezi,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark