Milan të martën mbrëma (dje) mposhti Dinamo Zagrebin me rezultat 3:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insajderi.
Kampioni italian nuk e kishte edhe shumë të vështirë përballjen me gjigantin kroat, duke fituar me lehtësi.
Sa i përket ndeshjes gjithçka shkoi siç ishte planifikuar, por pas ndeshjes dy grupet ultras të tifozëve janë përleshur në rrugët e qytetit të Milanos.
Për shkak të përleshjes së madhe, një tifoz kroat ka mbetur i plagosur nga therrja me thikë nga ana e tifozëve italianë.
Sipas medieve italiane, tifozi kroat pas plagosjes është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu, 13 tifozë kroatë janë arrestuar nga policia italiane për shkak mbajtjes së armeve të ftohta. /Insajderi/