Edhe pak vite mbush një shekull jetë. 93 vjeçari, Smajl Krasniqi nga Malisheva është një shembull që duhet ndjekur nga të rinjtë. Ai nuk është lodhur kurrë së lexuari.
Prej kur nisi profesionin si mësues, Krasniqi nuk i lëshoi librat kurrë nga dora.
Luigj Gurakuqi, Migjeni, e Gjergj Fishta janë autorët e tij të preferuar. Prej vitesh veprat e tyre i rilexon sa e sa herë të tjera pa u mërzitur.
Në intervistën për Insajderin, Krasniqi, i cili është edhe mësuesi më i moshuar në komunën e Malishevës ka rrëfyer për sfidat me të cilat ishte përballur qysh prej vitit 1951.
Video: