×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një kryeqytet që njihet si kryeqytet i gjelbërt”, Rama tregon ndryshimet që do të bëhen në sheshin “Xhorxh Bush”

    Insajderi
    13 January 2024 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari Përparim Rama, në një konferencë për media ka prezantuar projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush

    Rama tregoi se sheshi i ri do të ndërlidhet sheshet e tjera, por edhe me pjesët e tjera të qytetit.

    “Propozimi i ri për sheshin “Xhorxh Bush” i ka disa karakteristika kyqe, konceptohet i ndërlidhur me hapësirat e tjera publike, pra në Biblotekën Kombëtare, te Universiteti i Prishtinës, poashtu me Katedralen dhe pjesa përfundi Katedrales, deri tek Grandi”, tha ai.

    Tutje ai tregoi edhe materialet që do të përdoren për transformimin e këtij sheshi.

    “Në aspektin e materialeve, çfarë materiale do të përdorim këtu, kjo do të transformohet, do t’i heqim të gjitha elementet e asfaltit, të cilat nuk janë ambientale, pra do t’i transformojnë në elemente të gjelbërta, në elemente të gurëve”.

    Të jemi të gatshëm që të jemi një kryeqytet që njihet si kryeqytet i gjelbërt, kryeqytet ambiental, kryeqytet dixhital, kryeqytet që krijon vlerë shoqërore, kryeqytet që mendon për secilën moshë dhe kryeqytet që e shtynë përpara aspektin ambiental, pra kjo do të ndihmojë shumë, do të ketë impakt pozitiv edhe aspektin e ajrit të cilin e thithim sot, për arsye se krijon një mundësi shtesë për të  ecur”, është shprehur ai.

    Tutje ai tregoi edhe një ndryshim që do të bëhet te Katedralja.

    P.sh,. Katedralja e cila për momentin është e rrethumë me një lloj muri, kemi propozuar dhe jemi marrë vesh që ajo pjesë të hapet, pra që të mos jetë e rrethuar”, deklaroi Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark