Kampionati ukrainas i futbollit do të nisë më 23 gusht.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Rinisë dhe Sportit, Vadym Gutzait.
“Ndeshjet do të zhvillohen në territorin kombëtar, pa tifozë, me lejen e administratave ushtarake vendore dhe me respektimin e detyrueshëm të të gjitha rregullave të sigurisë.”
Rajonet e identifikuara për të luajtur këto ndeshje janë Lviv, Kiev, Transcarpathia dhe Ternopil. Ministri i Sportit shtoi se në rast të një alarmi sulmi ajror, ndeshjet do të pezullohen dhe lojtarët, trajnerët dhe stafi do të duhet të shkojnë me shpejtësi në strehimore.