×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një muaj paraburgim për Xhelil Bekteshin dhe pronarin e Hotel Golden

    Insajderi
    27 May 2022 - 21:19

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaj ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës Xhelil Bekteshi dhe pronarit të Hotel Golden.

    Gazeta Insadjeri ka raportuar ekskluzivisht për dy personat e kapur për rastin ‘Brezovica’.

    Njoftimin i plotë:

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër katër të pandehurve në rastin “Brezovica”, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Xh.B dhe të dyshuarit tjetër Xh.Sh.

    Kurse, për dy të dyshuarit e tjerë I.F dhe B.P, kjo gjykatë ka caktuar masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Përmes një komunikate për medie, kjo gjykatë bën të ditur se Xh.B dyshohet për veprën penlae “Marrje ryshfeti”, nga neni 428, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal, Xh.Sh dyshohet për veprën penale “Marrje ryshfeti” nga neni 428, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, I.F dyshohet për veprat penale “Marrje ryshfeti” nga neni 428, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, kurse B.P dyshohet për veprat penale “Marrje ryshfeti” nga neni 428, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.

    Në njoftim thuhet se gjykata ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkëngjitura deri në këtë fazë.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve: XHB., dhe XH.SH.,e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë, ndërkaq sa i përket të pandehurve I.F. dhe B.P., i caktohet masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet tuje.

    Bëhet e ditur se ankesa kundër këtij aktvendimi, nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Ndryshe, katër të dyshuarit u ndaluan të enjten pas një aksioni policor, ku u bastisën 6 lokacione.

    Lexo edhe;

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark