×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një natë më parë …”, Avokati i të dyshuarit jep versionin e dorasit çfarë kishte ndodhur një ditë para krimit

    Insajderi
    13 April 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.

    Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosur është 15 vjeçar.

    I dyshuari është ish burri i viktimës një 36 vjeçar.

    Siç raporton t7 avokati i 26 vjeçarit duke thënë se klienti i tij është penduar për veprën e kryer.

    Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai.

    Ai tregoi për një mosmarrvëeshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

    “Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark