×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një përrua apokalipt gjëmon nëpër qytetin historik në Austri, rruga bëhet lum i rrëmbyeshëm

    Insajderi
    18 July 2021 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërsa Evropa Perëndimore pastron rrugët dhe shtëpitë pas përmbytjeve katastrofike, përrenjtë kanë shkatërruar qytete në Austri, prej të cilave qyteti historik i Hallein në provincën e Salzburgut duket se ka kaluar më të keqen, shkruan Kronen Zeitung

    Rrugët u kthyen në një lumë të rrëmbyeshëm që bartte njerëz, vetura dhe pemë. Zjarrfikësit dhe vullnetarët shpejt shkuan në vendin e ngjarjes.

    Një grua e shikoi gjithë ngjarjen me lot në sy, ndërsa një tjetër vendase bëri thirrje për optimizëm.

    Thasët me rërë janë bërë pirg në Hallein dhe hyrjet janë bllokuar me dru.

    “Kush e di nëse do të ketë një përmbytje tjetër”, tha një burrë duke grumbulluar çanta me dhe para hyrjes.

    Banorët e Hallein shpresojnë që shiu të ndalet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark