×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Një pjesë e Ferizajt pa energji elektrike

    Insajderi
    06 February 2023 - 14:45

    KOSTT ka njoftuar se si pasojë e rritjes së konsumit dhe mbingarkesës në transformatorët energjetik TR1 dhe TR2 në nënstacionit Ferizaj 1, sot nga ora 11:30, si masë preventive për të eliminuar rënien e transformatorëve në fjalë, ka kërkuar reduktimin e ngarkesës në anën 35kV, deri në një njoftim të ardhshëm (reduktimi i parashikuar 5MW).

    Sipas KOSTT, në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë nga qytetarët shfrytëzim racional të energjisë elektrike

    “KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike, për të siguruar furnizim të mëtutjeshëm të qëndrueshëm dhe stabil”, thuhet në njoftim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark