×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një pjesë e Fushë-Kosovës dhe këto fshatra mbesin pa ujë

    Insajderi
    29 October 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot një pjesë e Fushë-Kosovës dhe disa fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me ujë.

    Krejt kjo për shkak të dëmtimit të kabllos elektrike 10kV që furnizon objektin Kroni, nga një kontraktor që po merret me shtrimin e rrugës te lagjja e Romëve në Fushë-Kosovë.

    Pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe fshati Bresje, Bardhi i Madh, Mes Bardhi, Vragolia, Bardhi i Vogël, Lismiri dhe Miradia e Epërme.

    “Furnizimi me ujë rikthehet kur të riparohet kablloja e energjisë elektrike nga kontraktori”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark