Insajderi
Lajme

Një polic dhe një ish-polic dyshohet se u përfshinë në një rrahje në Pejë- Njëri nga ta ishte suspenduar më herët

Insajderi
15 June 2026 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një polic dhe një ish-polic dyshohet se u përfshinë në një rrahje në Pejë- Njëri nga ta ishte suspenduar më herët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një polic dhe një ish-polic dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një stadium të Pejës përgjatë së shtunës.

Rastin e rrahjes për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se IPK’ja është njoftuar për ndërmarrjen e veprimeve hetimore,.

“Është inicuar rast për personat e involvuar në rast dhe Policia është duke ndermarrë veprime hetimore për ndriçimin e rastit. Gjithashtu janë njoftuar edhe IPK, për t’i ndërmarrë veprimet hetimore“, ka thënë Nikçi.

Insajderi merr vesh se polici i përfshirë në rrahje është Sead Hamzic, ndërkaq ish-polici, vëllai i tij, është Senad Hamzic.

Gazeta Insajderi kishte raportuar se Sead Hamzic ishte hetuar nga IPK-ja pasi kishte marrë nga qendra e paraburgimit një të dënuar për ta sjellë në një dasëm në Pejë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark