×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Një prind i mirë kujdeset që ta punësojë djalin para martesës” – Reagon Totaj pas punësimit të djalit në Ekoregjion

    Insajderi
    20 October 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pasi që djali i tij është punësuar në kompaninë publike Ekoregjioni në Prizren, ku komuna është aksionare.

    Totaj la një koment në postimin e asamblistit të VV-së nga Prizreni, Ilir Gashi, i cili ironikisht kishte uruar të për punësimin e djalit “para martesës” të parin e Prizrenit, shkruan Insajderi.

    “Një prind i mirë kujdeset që para martesës ta punësoj fëmijën e vet. Kryetar Shaqir Totaj, urime punësimin e djalit në Ekoregjion” – ishte statusi i Gashit.

    Teksa, në komentin e Totajt shkruhet se: “Një person i vëmendshëm përcjell urimin më kohë – më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar”.

    Adonis Totaj, djali i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është njëri nga pesë punëtorët më të ri të kompanisë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren.

    Adonis Totaj doli i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark