Një restorant kalifornian në Pasadena, ka vendosur të fusë një risi, vetëm jo në menynë e tij por në fuqinë punëtore. Kështu e kanë punësuar Flippy-n. Ai është robot i cili pjekë hamburgerë, dhe e përdor teknologjinë e njohjes vizuale të nxehtësisë për të ditur se kur është koha t’i rrotullojë hamburgerët. Mund t’i pjekë 12 hamburgerë njëkohësisht dhe po i shkon shumë mirë, edhe pse ndonjëherë edhe gabon gjatë pjekjes. Çdo robot kushton 60.000 euro, dhe 12.000 euro nevojiten për shpenzime vjetore.
Ky është roboti i parë i cili pjekë hamburgerë, dhe 50 restorante të zinxhirit kalifornian të ushqimit të shpejtë CaliBurger do ta fusin këtë lloj të robotit në afarizmat e veta.
“Po ndodhin ndryshime të mëdha në tregun e punës. Restorantet në të ardhmen do të kenë gjithnjë e më pak të punësuar. Punëtorët vijnë, i aftësojmë për punë dhe pas disa javëve ata ikin. Robotët janë të aftë të bëjnë me kualitet të një njëtrajtshme hamburgerët në të gjithë restorantet tona”, ka thënë për BBC shefi i grupit CaliBurger John Miller./Insajderi.com.