Shuhet ëndrra e Shkupit për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Champions League.
Skuadra e shqiptarëve u mposht 0-1 në “Todor Proeski” të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut nga Dinamo e Zagrebit, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyrë barazimit e marrë me plot meritë (2-2) në stadiumin “Maksimir”.
Golin e vetëm të këtij takimi, që rezultoi vendimtar për kualifikimin e Dinamos, e realizoi një shqiptar, pikërisht Arijan Ademi, që kishte shënuar edhe në sfidën e parë.
Pavarësisht humbjes, Shkupi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, madje në shumë raste iu afrua golit, por ishte pa fat. Gjithsesi, përvoja e Shkupit në Europë nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në raundin e tretë të Europa League-s kundër Shamrock Rovers.