×
Show

Një shqiptar në gjysmëfinalen e show-ut të famshëm zviceran

Insajderi
07 March 2016 - 15:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Amir Ameti, 16 vjeçar nga Kumanova, ka zënë vend në gjysmëfinalen e show-ut të famshëm “Talenti më i madh zviceran” që transmetohet në televizionin SRF.

Ai ka fituar çmimin Golden Buzzer që atij i mundëson kualifikim të drejtpërdrejt në gjysmëfinale.

Ameti u paraqit me këngën e Adele, Make You Feel My Love, dhe bëri që të gjithë anëtarët e jurisë të votojnë për kualifikimin e tij në këtë raund.

I befasuar nga reagimi i jurisë, ai ka rënë në gjunjë qarë dhe më pas përqafon anëtarët e jurisë.

Amir Ameti është nga Kumanova dhe jeton në St.Gallen të Zvicrës./Insajderi.com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark